Orthodhoksia dhe Kombi – Aktivitet i Akademisë Teologjike Ngjallja e Krishtit

Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, Akademia Theologjike ‘’Ngjallja e Krishtit’’ organizoi një aktivitet me temë ‘’Orthodhoksia dhe kombi’’. Aktiviteti filloi në orën 11:00 dhe u hap me himnim bizantin ‘’Përluftesës gjenerale’’ dhe himnin kombëtar dhe më pas vijoi me një poezi të përgatitur nga studentja e vitit të dytë Dorina Verushi por e recituar nga nxenësi i liceut Kishtar ’’Kryqi i Nderuar’’ Enkel Sinani. Më pas u mbajtën disa referata. Referuesit ishin: Z. Dhimitri Qosja, Z. Sokol Çunga, Prf. Theano Kostoli dhe studenti i vitit të dytë Z. Mateo Tauzi. Në këtë program, gjithashtu përformuan kori i Akademisë me himnin kishtar ‘’Të meriton me të vërtetë’’, nën drejtimin e Z. Harallamb Tereziu dhe liceu Kishtar me këngë patriotike, nën drejtimin e At Spiro Kostolit. Në fund të programit Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij Imzot NIkolla mbajti fjalën e tij duke uruar për festën e pavarësisë. Programi u organizua nga viti i II nën drejtimin e pedagogut e muzikës Z. Harallamb Tereziu.

Author: admin