Vepra bamirëse në Mitropolinë tonë vazhdon!


Mitropolia e Shenjtë e Korçës, për vite me radhë, qëndron pranë njerëzve në nevojë. Sidomos gjatë festave ku

dhe nevoja është më e madhe Mitropolia jonë përqëndrohet në ndihmesën e familjeve dhe individëve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike  por dhe për të ndjerë që dikush përkujdeset për ta dhe Zoti nuk i ka harruar. Kështu, sot, në Mencën e të Varfërve u përgatitën çanta me të mira ushqimore për të gjithë dhe më pas u shpërndanë me dashuri sëbashu me urimet e përzemërta.

Të gjithë duhet të ndihmojmë, me mënyrën tonë, këtë vepër të pëlqyer nga Zoti. 
Pashkë të Mbara!!



Author: admin