Imzot Joani vizitoi ish mitropolinë e hirëshme të Nikolicës në Devollin e sipërm.

Në fund të muajit tetor Imzot Joani vizitoi ish mitropolinë e hirëshme të Nikolicës në Devollin e sipërm. Ku sipas gojëdhënave, që na tregojnë banorët e zonës (aktualisht në fshat jeton vetëm një familje), fshati ka këtë emër nga bashkimi i dy emrave të banorëve të parë, të çiftit Niko dhe Lica. Referuar regjistrit turk të Korçës 1431, fshati Nikolicë ka pasur vetëm 7 shtëpi. Në Kodikun e Korçës dhe Selasforit, thuhet se: “deri në gjysmën e parë të shek. XVIII, Nikolica ka qenë një qytet me 6.000 banorë, ka pasur mitropoli, kisha
të bukura pasi edhe në ditët e sotme fshatarët të tregojnë gërmadhat e mitropolisë dhe të kishës katedrale të Shën Kollit. Atje ka lulëzuar zejtaria, sidomos të përmendura kanë qenë objektet e prodhuara nga argjendarët e qytetit në fjalë”.Referuar historisë së Mesjetës, në kohën e car Samuilit (997-1014) në mbretërinë bullgare, si një nga gjeneralët më besnikë të Samuilit është përmendur dhe Nikolica i Larisës. Emri i saktë është Nikolla, por njihej si Nikolica për shtatin e shkurtër të tij. Pas shkatërrimit të ushtrisë bullgare nga Vasili II Bullgarvrasësi dhe qëndrimit të tij për 55 ditë në qytetin e Devollit, dorëzohet edhe Nikolica. Njihet që Vasili II, të gjithë gjeneralëve të vetëdorëzuar u jepte tituj, dhe vende nën sundim. Mendohet se emri i këtij vendbanimi të jetë vendosur për nder këtij gjenerali. Në pyllin përbri fshatit, është gjetur edhe rrjeti i një ujësjellësi me tubo qeramike. Për të cilat arkeologët mendojnë se, qeramika i përket Mesjetës ndoshta edhe më herët, pa mundur të bëhet përcaktimin e saktë i saj.
Mitropoliti i Korçës Joani në vendin ku dikur ka qënë Mitropolia e Nikolicës

Author: admin