Krishtlindje 2018- Festa e fëmijëve të grupeve të katekizmit të Mitropolisë sonë !

Mitropolia jonë përkujdeset për edukimin orthodhoks të brezave të rinj duke organizuar grupe të shumta katekizmi për të gjitha moshat. Fëmijët e këtyre
grupeve me rastin e Krishtlindjes prezantuan një shfaqje për të gjithë besimtarët orthodhokse me mesazhe shpirtërore për ditët e shenjta që po kalojmë. Shfaqjen e ndoqi dhe Hirësia e Tij Mitropoliti i Korçës Joani i cili në fund mbajti një fjalë përshëndetëse dhe i bekoi duke dhuruar tek fëmijët një ëmbëlsirë dhe një ikonë dedikuar Krishtlindjeve.

Author: admin