Mrekullia e grurit nga shën Theodhori

Në vitin 361, Julian Apostati po përpiqej, me sa kishte në dorë, të rivendoste besimin dhe traditat pagane. Duke ditur se të krishterët e kishin zakon të shenjtëronin veten e tyre gjatë Javës së Parë të Kreshmëve të Mëdha me lutje dhe me kreshmë, tirani i lig i tha prefektit të Konstandinopojës të spërkaste të gjitha ushqimet që shiteshin në treg me gjakun e kafshëve të sakrifikuara për perënditë pagane. Në këtë mënyrë, asnjë njeri në qytet nuk do ti shpëtonte dot ndotjes së idhujtarisë. Por Perëndia i të krishterëve nuk e braktisi populline Tij të zgjedhur. Ai dërgoi shërbëtorin e Tij, Theodhorin, për të turpëruar tiranin. Shën Theodhori iu shfaq në një vision patriarkut Evdhoks dhe e informoi për çka ndodhte dhe se duhej të urdhëronte të krishterët të mos blinin ushqime në treg, por, në vend të tyre, të hanin koliva, grurë të zier, dhe populli i krishterë iu bind. Kështu, falë ndërhyrjes së martirit të shenjtë, Theodhorit, populli i krishterë u ruajt i pacënuar nga ndotja e idhujtarisë. Kisha ka caktuar përkujtimin e kësaj mrekullie të shtunën e parë të Kreshmës së Madhe, për t’u kujtuar besimtarëve se kreshmimi dhe përkorja kanë fuqinë për të pastruar të gjitha njollat e mëkatit.

Shën Theodhor Tironi kreu dhe vazhdon të kryejë shumë mrekulli të tjera për të gjithë ata që i luten me besë dhe kërkojnë ndërmjetimin e tij.

Me ndërmjetimet e Shën Theodhorit, o Zot Jisu Krisht mëshirona. Amin

Author: Admin1