Takimi i Këshillave Kishtare të Shqipërisë!

Në 17 mars të vitit 1991, para 28 vjetësh, në Kishën e Shëndëllisë në qytetin e Korçës, u mbajt një meshë e veçantë. Ishte mesha e parë, ku morën pjesë përfaqësues, jo vetëm nga qyteti i Korçës, por edhe nga Tirana, Durrësi, Vlora, Lushnja, Pogradeci, Berati, etj. Ishte një takim kombëtar i orthodhoksisë. Morën pjesë në këtë takim, Atë Kozma Qirio (më vonë Episkop Kozmai), Atë Gaqo Petri, Atë Kristo Raci, Atë Kosta Kotnani, dhjak Spiro Findiku, dhjak Vangjel Xoxe, si edhe shumë besimtarë të tjerë nga shumë qytete të Shqiërisë.

Ky takim u krye për të filluar organizimin kishtar, me ato mjete të pakta që kishin në atë kohë. Diskutuan për çështjet më urgjente dhe për nevojat e Kishave. Mbas dikutimeve, nga të gjithë përfaqësuesit e këshillave kishtare të pranishëm, u bë zgjedhja e një Këshilli Kombëtar. Kryetari i Këshillit Kombëtar, u zgjodh z. Sotir Bambulli, i cili ishte aktivizuar shumë në organizimin e këshillave kishtare në shumë qytete të Shqipërisë. Ky Këshill, u ngarkua me detyrën për të ndihmuar në hapjen e kishave, të kërkonte pronat dhe të mundësonte për besimtarët jetën e organizuar kishtare.

Lutjet e pandërprera të besimtarëve për hapjen e kishave, Perëndia njeridashës i dëgjoi, duke na dërguar një bari të devotshëm, një njeri të besës, një njeri që e donte Zotin, donte Kishën, donte njerëzit, të cilëve u shërbeu dhe u shërben me përkushtim dhe dashuri. Ky ishte Kryepiskopi Anastas, me anë të të cilit, Perëndia bëri të mundur rindërtimin nga themelet të Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

Pritja e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas nga Këshilli Kishtar gjatë mbërritjes së tij të parë në Korçë

Author: Admin2