NGJITJA E ZOTIT NE QIELL “ANALIPSI”

U festua madhërishëm festa e Ngjitjes së Zotit në Qiell (Analipsi) në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës. Si është traditë, kjo e kremte e madhe u festua nga besimtarë të shumtë në kishën e “Ristozit” në fshatin Mborje. Liturgjia Hyjnore u celebrua nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Joani, i cili ju foli besimtarëve mbi këtë të kremte, që është përmbushja e asaj që të krishterët besojnë, se Zoti në misterin e Tij të shpëtimit lartësoi natyrën tonë njerëzore në qiejt, duke i dhënë asaj lavdinë e parë që ishte pregatitur nga Perëndia, duke theksuar se, e vetmja rrugë për këtë përmbushje është Ai që tha: “Unë Jam, Rruga, e Vërteta dhe Jeta” dhe Ai është Kishti që u Ngjall së Vdekurësh dhe u ngjit në qiell!

 

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

 

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

Author: Admin1