500 vjetori i martirizimit të martirit të ri, Oshënar Jakovit!

U kremtua 500 vjetori i martirizimit të martirit të ri, oshënarit Jakov, në kishën katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Korçë. I lindur në rrethinat e Vithkuqit, oshënari Jakov shkëlqeu me jetën e tij të shenjtë, e cila u kurorëzua me kurorën e martirit. Mesha panigjirike u drejtua nga Mitropoliti i Korçë Hirësia e Tij Imzot Joani. Në fund të liturgjisë besimtarët patën bekimin të nderonin lipsanin e hirshëm të shën Jakovit.

Author: Admin2