Shën Qirilli Patriku i Jerusalemit


Shën Qirilli Patriku i Jerusalemit
Mësues Ekumenik i Kishës. U lind në Jerusalem në vitin 313, u dorëzua presviter në vitin 343 dhe kryepiskop i Jerusalemit në vitin 348. Që në fillim të jetës së tij pimantike, iu kundërvu me forcë arianëve, të cilët deri atëherë e konsideronin elastik për sa i përket dogmave. Prandaj mitropoliti arian i Qesarisë së Palestinës, Akaqi, i ndihmuar nga perandori, gjithashtu arian, Konstandi (337-361), arriti të shkarkonte dhe të internonte Kirillin nëpërmjet sinodit të Jerusalemit (357). Si akuzë gjetën faktin se hierarku kishte shitur disa enë të shenjta me vlerë për të ushqyer të varfrit në një periudhë urie të tmerrshme. Shenjti shkoi në Qiliqi të Azisë së Vogël, ku la mbresa të mahnishme me mësimet e tij. Sinodi i vitit 359 në Selefkia e rehabilitoi, por një sinod tjetër i Akaqit në Konstandinopojë (360) e dënoi përsëri. Me ardhjen në fron të Julian Paravatit (Shkelësit) në vitin 361, ai u kthye në selinë e tij, ku e prisnin përpjekje dhe ankthe të reja. Ai paratha për dështimin e përçapjes së Shkelësit që kërkonte të rindërtonte Tempullin e Solomonit për të dëmtuar Krishterimin. Në kohën e Ualit (364-378) u internua përsëri (366). U kthye përsëri pas vdekjes së këtij të fundit në vitin 378 dhe drejtoi grigjën për tetë vjet të qeta, para se të ndërronte jetë në vitin 386. Ruhen 24 Katekizmat e tij të famshme dhe tepër të çmuara për materialin e tyre dogmatik, kultivues të shpirtit dhe përgjithësisht theologjik, ndër të cilat 5, që quhen Mistagogjike, kanë një rëndësi të pallogaritshme. Ato i mbajti në mënyrë të improvizuar në vitin 348 në Kishën e Ngjalljes para të katekizuarve që më pas u pagëzuan, në kohën para dhe pas pagëzimit të tyre, ditën e Pashkës. Ato u bënë të pavdekshme në sajë të dëgjuesit stenograf, siç bënin në atë kohë. Ruhen gjithashtu omeli dhe një letër e tij.

Author: admin